#ShijeShtëpie në #TvKlan.
Të ftuar:
Emiljana Ciko- mësuese Edukim fizik
Lori Gjoni- mjeke pediatre
Anisa Ymeri- prind
Matina Çobo- nutricioniste
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Shija e veçantë e gjoksit të pulës, me perime dhe djathë
2-4 gjokse pule
1 qepë
6-7 patate
150 gr djathë pice
1 tufë kopër
Domate qershi
Letër pjekje Fino
Salca
3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë i tretur
1 lgj piper i kuq
Kripë dhe piper i zi
0,5 lk kurkuma
0,5 lç lumin
0,5 lç kerry
1 thelb hudhër
1 lç mjaltë
Fillimisht pergatisim disa forma me ndihmen e letres se pjekjes. I presim ato ne drejtkendesha me brinje 24 cm me 34 cm.
Lidhim skajet e letres me spango ushqimore dhe keshtu na formohet nje grope ku do te vendosim fillimisht patatet te prera shume holle, te marinuara me vaj dhe rozmarine. Bashkojme te gjithe perberesit e salces ne nje tas dhe i perziejme mire ato. Mbi perberesit shperndajme qepen ne kubike. Me pas mbi qepet vendosim gjokset e pules te prera ne vijeza duke formuar kuadrate, por pa i prere deri ne fund. Lyejme mire me salcen e pergatitur komplet gjoksin e pules. Vendosim format e letres ne nje tepsi e me pas ne furre ne temperature 180 grade per 40 minuta.
10 minutat e fundit nxjerrim taven nga furra. Shtojme ne secilen forme djathe te grire ne rende. E vendosim perseri taven ne furre per 10 minuta deri sa djathi te shkrije dhe te marre ngjyre te arte. E sherbejme te sperkatur me koper dhe domate.
Salcë kosi me ftua dhe arra
1 ftua madhësi mesatare
1 lk lëng limoni
Gjysmë gote arra të copëtuara
1/2 tufë kopër
5 lgj salcë kosi
1 lgj tahini
1 thelb hudhër
2 lgj vaj ulliri
1 lç kripë
Vendosim ne nje tas arrat e grira ne copeza te vogla, kopren e grire holle, ftoin e qeruar dhe te grire ne rende dhe te sperkatur me nje luge caji limon, salcen e kosit, hudhren, tahini dhe kripe.
I perziejme mire te gjithe perberesit dhe e vendosim salcen ne nje pjate te lyer me pak vaj ulliri dhe arra te copetuara.
Studimi i OBSH: 1/3 e fëmijëve 7-9 vjeç në vendin tonë, mbipeshë
Çfarë pasojash mund të sjellë në të ardhmen mbipesha tek fëmijët
Quizi televiziv
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!