#rrezedielli #reporttv
Kek i shëndetshëm me perime
Përbërësit:
3 kunguj jeshil
300 gr gjizë
2 karrota
5 vezë
120 gr miell
60 gr djathë kaçkavall
Vaj ulliri
Gjethe mente
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët me rrahës elektrikë, më pas shtojmë në të rikotën dhe me një shpatul I përziejmë. Më pas marrim miellin, kripën, fryrërësin, djathin kaçkavall, kungujt jeshil që I kemi prerë në kubikë dhe karrotat. Të gjitha këto përbërës I bashkojmë me masën që u krijua nga vezët dhe rikota. Masën që përftuam, e shtrojmë në një tavë tek e cila më parë kemi vendosur letër pjekje. E vendosim në furrë, në 180 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.
Ещё видео!