Një llogari e rreme Instagrami me emrin e një vajze, e krijuar nga 3 djemë 16-vjeçëarë, po i sillte këtyre të fundit përfitimin e shumave të ndryshme parash përmes mashtrimit.
Personat që ranë pre e kësaj skeme ishin të moshave të ndryshme, por vetëm njëri prej tyre, konkretisht 23-vjeçari Zejet Ceka e referoi këtë rast në polici.
I riu ishte mashtruar nga 3 të miturit, të cilët i kishin premtuar atij takime me vajzën e quajtur prej tyre, Megi Zeneli, me emrin e së cilës kishin hapur dhe një llogari.
Për këto takime 23-vjeçari, rrëfeu para agjentëve të Komisariatit Nr.1 se kishte paguar 15 mijë Lekë të rinj.
Nisur nga ky kallëzim, uniformat blu u vunë në lëvizje duke identifikuar 3 djemtë 16-vjeçarë, të cilët për shkak të moshës po hetohen në gjendje të lirë, për akuzën e ‘mashtrimit’.
Ky rast por dhe të tjera të evidentuara nga policia në javët e fundit ku pjesë e skemave mashtruese kanë rënë dhe biznesmenë të ndryshëm në vend, tregon një rritje të këtij aktiviteti të paligjshëm. Kryeqyteti është vendi me më së shumti raste.
Referuar statistikave, vetëm në vitin 2022 në Tiranë u evidentuan 420 raste të mashtrimit, ose 95 raste më shumë se në 2021.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!