Më shumë se 60 milionë dollarë janë përcaktuar si fond për indeksimin e pensioneve dhe bonusin e fundvitit. Pra, rreth 700 mijë të moshuar pritet të kenë një shtesë pensioni mbi 5 për qind. Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë edhe 500 lekë më tepër. Nga ana tjetër përmes skemës së kompensimit të dritave, pensionistët mund të përfitojnë mbi 1200 lekë shtesë mbi masën e përfitimit mujor.
Nga skema e kompensimit mund të përfitojnë edhe pensionistët që dalin rishtazi në pension. Mjafton të plotësojnë kushtet. Konkretisht për të marrë rimbursimin duhet që pensionisti të jetë kryefamiljar, të jetë i vetëm ose pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë pensionistë, ose të jenë të papunë. Edhe pas aplikimit të indeksit, pensionisti, krahas të ardhurave nga pensioni, do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike te pensionistit etj, thuhet në vendimin e qeverisë.
Krahas këtij kompensimi, ata të cilët trajtohen me pension minimal, marrin edhe disa përfitime shtesë të miratuara ndër vite, vlera e të cilave në total shkon 1650 lekë në muaj. Kjo do të reflektohet edhe në masën e pensioneve, të cilët pas indeksimit kanë njohur një rritje, e cila varion nga 500 lekë deri në 1800 lekë. Shtesa e re do të aplikohet për 18 kategori pensionesh përfshirë edhe ish-ushtarakët, minatorët e naftëtarët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Pensione#TopChannel
Ещё видео!