Ky automjet tip Land Rover Defender me targa zvicerane dyshohet se priste vrasësin e Ardian Nikulaj në fshatin Kukel, mes Lezhës dhe Shkodrës. Pasi autori u largua me motor i pa shqetësuar me ndihmën edhe bashkëpunëtori hipën motorin në fuoristradë dhe më pas u larguan drejt zonës së Velipojës. Lëvizjet e mjetit u filmuan nga kamerat e sigurisë në zonë dhe pritet të hedhin dritë mbi atentatin ndaj biznesmenit Nikulaj.
Sa i takon hetimeve që grupi hetimor është duke kryer, mësohet se janë marrë në pyetje edhe disa persona në qytetin e Shkodrës. Deri në këtë fazë, ata nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorit.
Ndaj grupi hetimor që i ka shtrirë verifikimet edhe në këtë qytet, shpreson të zbardhë të dhëna të vlefshme nga kamerat e sigurisë. Ekspertët e krimeve janë përqendruar dhe tek përshkrimi që dëshmitarët okular i kanë bërë vrasësit, i cili sipas tyre ishte rreth 1.90 i gjatë, me dialekt nga veriu ose Shqipëria e Mesme.
Si motiv të ngjarjes policia dhe prokuroria po heton në disa pista, megjithatë më së shumti hetuesit janë përqendruar në konfliktet e mëparshme të biznesmenit, Ardian Nikulaj.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!