#bujarnishani #ndderronjetebujarnishani #ishpresidenti
Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare pas një sëmundjeje në mushkëri.
Ai u zgjodh president i vendit në moshën 46-vjeçare, duke u bërë kreu më i ri i shtetit në Shqipërinë pluraliste.
Bujar Nishani u lind në qytetin e Durrësit në 29 shtator 1966.
U diplomua në 1988 në Akademinë Ushtarake ‘Skënderbej’ në Tiranë. Deri në vitin 1996 punoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Jashtme në drejtorinë e marrëdhënieve me NATO-n. Në 1996 kreu studime pasuniversitare në SHBA në fushën e mbrojtjes.
Ndërsa u diplomua edhe si jurist në vitin 2004 në Universitetit e Tiranës.
Bujar Nishani kishte një karrierë të pasur politike të cilën e nisi në vitin 1991 duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike. Në korrik të 2005 zgjidhet deputet i kësaj force politike.
Gjatë 8 viteve të PD-së në pushtet ai mbajti detyrat e ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë.
Karriera e tij arriti kulmin ne korrik të 2012 ku ai u zgjodh president i republikës detyrë të cilën e mbajti për 5 vite.
Pas përfundimit të mandatit Nishani u rikthye sërish në Partinë Demokratike duke mbajtur detyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Bujar Nishani lë pas gruan e tij dhe dy fëmijë.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!