#oranews #rtvora #shkoder
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Edison Arrazi, i cili u arrestua pas vrasjes së Endri Mustafës me një sasi droge.
Mësohet se Arrazi nuk është pyetur fare nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafës por vetëm për sasinë e drogës prej 280 gram cannabis sativa që u gjet në një magazinë që nuk ka lidhje me banesën.
Në procesverbalin e arrestimit të policisë thuhet se shtetasi Edison Arrazi është i arrestuar vetëm per sasinë e drogës dhe jo për vrasjen e Endri Mustafës.
I vëllai i Edisonit, Ergys Arrazi deklaroi se ai nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën.
"Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton policia e shtetit që e dyshon vetëm për drogë. Vëllai në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë".
Për vrasjen e Mustafës në zonën e Livadheve në Shkodër aktualisht është në burg 15-vjeçari me emrin Ergys, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor i vrasësve.
Ai ka qenë personi që e ka nxjerrë 32-vjeçarin nga shtëpia.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!