Donika Jonuzi, e cila dyshohet si organizatore e vrasjes së burrit të saj Ilir Osmani, thotë se ky i fundit ose do t’i vriste të gjithë ose do ta vrisnin ata.
Kjo deklaratë e saj e bërë gjatë intervistës me gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko në Klan Plus, lë të hapur çdo pistë për hetuesit e Kosovës.
Krimi ndodhi në Pejë të Kosovës gjatë muajit Prill të këtij viti. Ilir Osmani nga Elbasani humbi jetën në një ngjarje me automjet që u duk si aksidentale. Ai u përplas nga makina teksa po ecte në trotuar. Por pa kqyrjes së kamerave të sigurisë, rezultoi se përplasja ishte e qëllimshme.
Shoferi i makinës që përplasi për vdekje Ilir Osmani është Serxhio Osmani 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit. Donika Jonuzi ishte bashkëjetuesja e Ilir Osmanit.
Makina ndryshoi korsi dhe u futu mbi trotuar duke përplasur për vdekje Ilir Osmanin. Në momentin e përplasjes, sipas hetuesve rezulton që shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe nuk ka shenja frenimi.
Familjarët e Ilir Osmanit akuzojnë ish-bashkëjetuesen e djaliut, Donikën, si organizatore.
Kjo e fundit është shprehur në intervistë se Ilir Osmani e kërcënonte dhe për këtë arsye ishte larguar në Pejë ku lypte.
Spartak Koka: Interesi më i lartë është të zbardhet e vërteta e një njeriu që ka humbur jetën.
Donika Jonuzi: Nipi im Serxho e vrau, jam shumë dakord, por nuk donte që ta vriste.
Spartak Koka: Të kishte thënë ndonjëherë ty më përpara që mund ta plagoste, thjesht ta trembte.
Donika Jonuzi: Serxho thoshte që pse arriti Iliri të na bëjë këtë. Si na i bëri Iliri gjithë këto gjëra?
Spartak Koka: A kishte një mënyrë tjetër se si mund të zgjidhej ky konflikt pa arritur në vrasje?
Donika Jonuzi: Nuk zgjidhej, për mua nuk zgjidhej, se unë nuk doja të shkoja më tek Iliri se kam vuajtur. Zgjidhje tjetër nuk kishte. Unë nuk doja të shkoja te Iliri më. Se më ka ardhur e motra, ajo Pranvera, atë nuk e shoh dot.
Spartak Koka: Je zënë me atë?
Donika Jonuzi: Jo nuk jam zënë, por nuk është realiteti ato që ka folur. Unë dua drejtësinë. Drejtësinë e nipit tim. Dua drejtësinë time që unë kam arritur në Pejë të lyp.
Spartak Koka: Serxho, sipas teje, është i fajshëm apo i pafajshëm?
Donika Jonuzi: Jo nuk është i fajshëm.
Spartak Koka: Duhet liruar ai?
Donika Jonuzi: Jo. Nuk them që të lirohet sot, por të marri atë që ka bërë dëmin.
Spartak Koka: Por nuk është i fajshëm?
Donika Jonuzi: Nuk është i fajshëm.
Spartak Koka: Ju thoni e ka bërë për mbrojtje?
Donika Jonuzi: Po se do na vriste Iliri.
Spartak Koka: Pra, ose do t’ju vriste ose do e vrisnit? Zgjidhje tjetër nuk kishte?
Donika Jonuzi: Nuk kishte tjetër! Se ai më donte me zor mua. Unë nuk doja se vuajtjet e mia i dinte shpirti im.
Spartak Koka: Kush ishin këto vuajtjet kaq të mëdha?
Donika Jonuzi: Droga. Ai po s’pinte drogë, tërbohej, çmendej.
#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!