Qato: 31 të vrarë dhe 977 të plagosur më pak këtë vit. Gonxhe: Numri i fataliteteve në rënie
Në Tiranë u përkujtua dita botërore e përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor, ku u improvizuan raste aksidentesh me qëllim sensibilizimin e qytetarëve.
Drejtori i Policisë Rrugore dhe ai i transportit rrugor, thanë për mediat se këtë vit numri i aksidenteve është në rënie.
“Në vitin 2022 19% viktima më pak nga aksidentet rrugore, kemi gjithmonë dhe më pak aksidente të sapo patentuarit, kemi gjithmonë më pak aksidente në përgjithësi me pasoja në krahësim me vitin e shkuar”, është shprehur Blendi Gonxhe, Drejtori i Transportit Rrugor.
“Mbi 200 aksidente më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 35 të vrarë në aksidente rrugore më pak se vitin e kaluar”, ka thënë Altin Qato, Drejtori i Policisë Rrugore.
Kreu i Policisë Rrugore komentoi edhe kërkesën e Drejtorit të Policisë dhe kryeministrit Rama, për të hequr efektivët nga akset kombëtare.
“Po gjejmë mënyra për të larguar punonjës të policisë, me idenë që punonjësi të jetë vetëm aty ku ka shkelje. Mos të jetë punonjësi i dukshëm dhe të ndalojnë mjete. E kanë porosinë që në mënyrë kategorike nuk duhet të ndalojnë asnjë mjet pa një shkak”, ka thnë Qato.
Në 10 muajt e këtij viti kanë humbur jetën 135 qytetarë, ku janë regjistruar 183 aksidente më pak. Sipas statistikave zyrtare gjatë këtij viti ka 31 të vrarë më pak po ashtu edhe 977 qytetarë më pak të plagosur lehtë dhe rëndë.
TE DHENA PER AKSIDENTET
135 qytetarë kanë humbur jetën
183 aksidente më pak
31 të vrarë më pak
977 të plagosur lehtë dhe rëndë më pak
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!