Ajetul-Kursijji (Ajeti më madhështor në Kur’an)
“All-llahu la ilahe il-la Hu.
El-hajjul-kajjum. La te-hudhuhu sinetun ue la neum.
Lehu ma fis-semavati ue ma fil-erd.
Men dhel-ledhi jeshfeu aindehu, il-la bi idhinihi.
Jaëlemu ma bejne ejdihim ue ma halfehum, ue la juhitune bi shej-in min alimihi il-laabi ma shaae.
Uesia kursijjuhus-semauati uel erda, ue la jeduhu hifdhuhuma ue huve-l-alijjul-adhim.”
Shqip:
“All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.”
Transmeton Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Në kaptinën El-Bekare gjendet një ajet që është zotëria i të gjitha ajeteve, nëse lexohet në shtëpi, ku është shejtani, ai do të ikë prej saj”.
Ajetul-kursija – ajeti me leximin e të cilitfitojmë 1850 sevape dhe mbrojtjen prej shejtanit
Dijetarët islamë besojnë se ajeti 255, i sures el-Bekare, i njohur ndryshe si Ajetul-Kursija, është ajeti më madhështor në Kuran. Ajetul-Kursija ka 50 fjalë, 185 shkronja dhe në të përmenden 5 prej emrave të bukur të Allahut: Allah, El-Hajj, El-Kajjum, El-Alijj dhe El-Adhim.
Ky ajet, atij që e lexon, i siguron mbrojtje të jashtëzakonshme nga shejtani i mallkuar dhe nga veprimet e tij.
Kush e lexon ‘ajetul kursij’ pas çdo namazi farz nuk e pengon atë të hyjë në Xhennet asgjë përveç vdekjes” Transmeton Nesai.
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
PayPal (Donate) : shorturl.at/tJUYZ
Email: zerikuranor1@gmail.com
Ndalohet rreptësisht çdo ndërhyrje në videot tona, qoftë shkëputje, montim a përpunim pa leje.
#kuran #kuranishqip #quran
©Zëri Kur'anor 2023
Ещё видео!