Kryeprokurori Olsian Çela e konsideron emergjente plotësimin e vakancave në sistem, në një kohë që më shumë se gjysma e prokurorëve mungojnë, pasi janë shkarkuar nga vetingu.
“Përgjatë vitit 2021, për shkak të vakancave numri i përgjithshëm faktik i prokurorëve ka qenë 205, tregues që evidenton se 116 prokurorë i mungojnë prokurorive me juridiksion të përgjithshëm. Shihet emergjente plotësimi i tyre”.
Përballë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Çela tha se këto vakanca, të shpërndara në mënyrë të pabarabartë, kanë sjellë ngarkesa të prokurorëve deri në rreth 300 dosje në rastin e Beratit.
Edhe ndryshimet e parashikuara në projektin e hartës së re gjyqësore i pranon si të detyrueshme në kushtet që ndodhet sistemi.
“Patjetër që sa më afër drejtësia me njerëzit, më mirë. Por jemi të kufizuar në burimet njerëzore dhe financiare. Realiteti aktual na e imponon. Na jep zgjidhje në rastin emergjent. Nuk kemi luksin e më tepër se 12 prokurorive”.
Ai shprehu rezerva për profesionalizmin e oficerëve të Policisë Gjyqësore, por edhe magjistratëve të rinj që kanë aspiratë të hyjnë në sistem. Ndërkohë, si një ish-drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, sot SPAK, kryeprokurori zgjodhi të heshtë përballë pyetjes se si i shikonte deklaratat politike për Prokurorinë e Posaçme.
Tv Klan
#OlsianÇela #KLP
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!