Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Një grup senatorësh francez, kanë ardhur në Tiranë për të verifikuar situatën politike në Shqipëri, para zgjedhjes së presidentit. Senatorët, të cilët, kryesojnë grupin e miqësisë Shqipëri-Francë, kanë zhvilluar gjatë paradites një takim njëorësh me liderin e opozitës Sali Berisha, ku është folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
Zoti Berisha tha, se Partia Demokratike kishte pohuar qëndrimin e saj konstant, për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, si kusht për integrimin e vendit.
Sali Berisha:- “Ne konsiderojmë shumë të rëndësishëm mbështetjen e Francës, presidentit Shirak, në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Europë, nëpërmjet vendosjes së standarteve demokratike në Shqipëri”.
Mësohet se qëllimi i vizitës së senatorëve francez dhe takimet me përfaqësues më të lartë të politikës shqiptare është hartimi i një raporti të cilit do t’i referohet qeveria franceze në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE. Institucioni më i lartë i këtij organizmi mblidhet në mes të Qershorit, për të vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur angazhimet për hapjen e negociatave me BE./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!