Ekzistojnë shumë destinacione evropiane të panjohura, por Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse në Evropë.
Kështu e nis shkrimin e përditshmja amerikane “Traveling Lifestyle” që thekson se vende si Franca, Italia dhe Spanja kanë ndërmarrë hapa për të reduktuar numrin e turistëve, por destinacione të tjera më pak të njohura janë të etura për të mirëpritur më shumë vizitorë.
Pesë destinacionet më të njohura për pushimet e verës sipas kësaj të përditshme janë Saranda, Himara, Ksamili, Dhërmiu dhe Thethi të cilat nuk janë më një sekret për turistët e huaj.
Perspektiva e turizmit për Shqipërinë duket shumë pozitive. Sipas Statista.com, të ardhurat nga turizmi pritet të arrijnë 75,49 milionë Dollarë me rritje vjetore prej 4,56% këtë vit.
Një nga arsyet se pse vendi ynë pati një rritje të turistëve ishte edhe për shkak të politikave ndaj Covid-19. Në ndryshim nga vendet e tjera Shqipëria mbeti e aksesueshme pa kufizime, gjë që kontribuoi në rritjen e turistëve.
Ndryshe nga Kroacia dhe Mali i Zi, kostoja e jetesës në vendin tonë është shumë më e ulët. Turistët do të gjejnë të njëjtat plazhe me rërë të bardhë ose me guralecë dhe qytete mesjetare me shtëpi prej guri, por pa hotele të shtrenjta. Kostoja e pushimeve në Shqipëri varet nga disa faktorë, duke përfshirë kohën e vitit, llojin e akomodimit dhe aktivitetet që planifikoni të bëni.
Akomodimi në Shqipëri varion nga bujtinat deri tek hotelet dhe resortet luksoze. Ushqimet dhe pijet në Shqipëri kanë gjithashtu çmime të arsyeshme, me gatime tradicionale shqiptare që kushtojnë rreth 5-10 Euro në restorantet lokale. Opsionet e kuzhinës ndërkombëtare janë të disponueshme në qytetet më të mëdha dhe çmimet mund të ndryshojnë në varësi të zonës. Kostot e transportit në Shqipëri janë gjithashtu të ulëta.
E përditshmja amerikane vlerëson bregdetin shqiptar. Riviera jonë ka mbetur e pacënuar, natyra është ende e paprekur, plazhet janë të qeta dhe qytetet tradicionale me kalldrëm, ku breza të tërë familjesh kanë jetuar për shekuj të cilat janë ruajtur në mënyrë perfekte.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!