Forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Egjiptit ka qenë në fokus të takimit të kryeministrit Shqiptar Edi Rama dhe kryetarit të parlamentit të vendit, Hanafy el Gebaly. Kryeministri Rama është në ditën e dytë të qëndrimit në Kajro, dhe shoqërohet në këtë vizitë edhe nga zyrtarë të tjerë.
Në kuadër të bashkëpunimit qeveria shqiptare e përfaqësuar nga ministrant Çuçi dhe Margariti kanë nënshkruar edhe 3 marrëveshje që prekin kryesisht fushën e sigurisë dhe të kulturës.
Në mbërritjen e tij në Egjipt, Kryeministri Rama u prit me një ceremoni shtetërore në aeroport ku takoi edhe homologun e tij Moustafa Madbouly. Gjatë takimeve, Rama u zotua se do të kujdeset personalisht për të vendosur një linjë fluturimi të drejtpërdrejtë mes Kajros dhe Tiranës.
Gjithashtu kreu I qeverisë shqiptare gjatë qëndrimit në Egjipt vizitoi edhe Xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, shqiptari për të cilin Rama thotë se admirohet si babai i shtetit modern egjiptian.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rama#Egjipt#TopChannel
Ещё видео!