Lajme Arkiva - TV Klan 2003
Vendimi i qeverisë greke për të lejuar emigrantët shqiptarë të kthehen pranë familjeve, i ka dhënë zgjidhje qarkullimit të lirë të tyre vetëm në një krah. Emigrantët hyjnë lirisht në Shqipëri, por në krahun e kundërt, atë të futjes së tyre në Greqi dhe kthimit pranë vendeve të tyre të punës, kanë nisur të shfaqen problemet e para, të ngjashme me ato të një viti më parë.
Ditën e shtunë, dogana greke e Kapshticës nuk ka punuar që nga ora 10 e paradites, duke krijuar radhë të gjata makinash dhe orë të gjata pritje për shqiptarët. Shumica e tyre e kanë kaluar natën nëpër makina dhe situata ka qenë j mjaft e këndshme dhe për shkak të shiut të rrëmbyeshëm e të ftohtë që ka rënë në orët e para të mbrëmjes, e ka vazhduar edhe gjatë natës.
Pretendimet e autoriteteve doganore e policore greke kanë qenë të ndryshme, herë nuk ka pasur drita, e herë janë prishur kompjuterët.
Emigrantët:- “Kemi që në orën 10 të mëngjesit, po rrimë këtu po presim, ato njëherë ka drita thonë, njëherë s’ka drita, njëherë punon kompjuteri, njëherë s’punon, me një fjalë tallen me ne”.
Gjatë gjithë ditës kanë kaluar vetëm 20 makina, që kanë përfituar nga kalimi i një diplomati shqiptar, që po shkonte në ambasadën tonë në Athinë. Ndërsa në tokën shqiptare kanë hyrë më shumë se 150 makina biznesi. Por trau i doganës së Kapshticës nuk është i vetmi që duhet të kalojnë emigrantët. Sipas disa prej tyre, nga Kapshtica e deri në Larisa, emigrantët duhet t’i nënshtrohen dhe katër postblloqeve ë tjera policore./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!