Nga pakti për universitetin studentë të ekselencës do t’i i bashkohen trupës së Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e hapjes së specializimeve për kriminalistikën, kryeministri Edi Rama tha, se në vendin tonë pozicione të tilla pune janë shumë të nevojshme.
Edi Rama: Këta 52 studentë dhe studente, që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta, do t'i bashkohen një proçesi jashtëzakonisht delikat të ripërtëritjes dhe fuqizimit të Policisë Kriminale.
Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tregoi, se rihapja e akademisë është një hap, që do i adresohet posaçërisht hetimit të krimit ekonomik.
Sandër Lleshaj: Kursi që hapet sot, i adresohet në mënyrë të posaçme hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik. Duke përforcuar kapacitetet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne japim një kontribut esencial në përmirësimin e nivelit të sigurisë publike.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!