Durrës, Specialistët e Seksionit për Narkotikët sekuestrojnë 3 kg Cannabis Sattiva, një armë zjarri automatik dhe 30 fishekë.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar 3 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
• J.M 24 vjeç, banues në Sukth I Ri, Durrës.
•E.Sh29, banues në Sukth I Ri, Durrës.
Gjithashtu ëshë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• E.M. 20 vjeç, banues në Sukth I Ri, Durrës.
Arrestimi I tye u bë pasi:
Më datë 28.06.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore gjatë kontrollit të ushtruar në një çantë që e kishin personat e arrestuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
•një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm;
•një kreher me 30 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal.
Ещё видео!