Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Nesër, të premten e 8 dhjetorit Partia Socialiste do të mbajë Kongresin. Ndonëse kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një Kongres të jashtëzakonshëm, ai pritet të jetë i njëjtë me vitin e kaluar. Këtë gjë e bëri të ditur edhe gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, gjatë një interviste për emisionin “7pa5” në Vizion Plus. Ashtu siç e bëri të ditur edhe gazetarja Mema, në Kongres ministritë do të bëjnë një përmbledhje të punës së tyre. LEXO EDHE: Rama e quan Kongresin të jashtëzakonshëm/ Çfarë pritet të ndodhë nesër, gazetarja zbulon detajeNë axhendë është parashikuar që punimet do hapen në orën 11:45 minuta, ku do flitet për reformën në drejtësi, afrimin në BE dhe Inteligjencën Artificiale. Në orën 12:00, do të paraqiten projektet zhvillimore të disa ministrive kryesor, diskutime këto që do zgjasin një orë. Në orën 13:00 do të diskutohet për shërbimet publike në arsim, shëndetësi dhe sipërmarrjen. Ndërkohë që në fokus të diskutimit do të jetë edhe qeverisja vendore, në orën 14:00. Kongresi do të vijojë punimet edhe me çështjen e sigurisë dhe pozicionin e Shqipërisë në botë, në orën 15:00. Në 16:40 do të marrë fjalën edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të mbyllë edhe punimet e Kongresit./vizionplus.tv
Ещё видео!