Moti me shi dhe reshje dëbore ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Në Lezhë reshjet e dendura të shiut krijuan probleme në lagjen “Besëlidhje”, duke shkaktuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitje të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes-Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës. Ndërsa në zonat malore si Dardhë, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh pati reshje dëbore, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin e automjeteve.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët me mjetet në terren kanë pastrimin e akseve, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Megjithatë rekomandohet qarkullimi me goma dimërore dhe me zinxhirë.
Edhe juglindja është përfshirë nga reshjet e dëborës. Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës arrin deri 10 cm. Në akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën dhe Qafë Thanën qarkullohet normalisht.
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në Durrës është pezulluar lundrimi i trageteve drejt barit dhe anasjelltas.Sipas sinoptikanëve masat e ftohta ajrore ku temperaturat do të zbresin deri në -5 gradë në zonat malore do të na shoqërojnë deri në të premten.
“Masat e ftohta ajrore me origjinë nga verilindja e kontinentit europian do të përfshijë edhe Ballkanin. Në zonat malore temperaturat do të zbresin deri në -5 gradë.
Reshjet e dëborës do të vijojnë në zonat verilindore dhe juglindore, por më të theksuara juglindje të vendit. Pas fundjavës, masat e ftohta ajrore do të largohen nga Shqipëria, duke risjellë një rritje graduale të temperaturave në vend.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!