Lajme Arkiva 2004
Rrezikohen të shemben dy urat që lidhin qytetin e Librazhdit me Peshkopinë si dhe disa komuna të tjera të këtij rrethi. Janë pikërisht ura e Gurit të Rezit dhe e Rrapunit të cilat nuk përballojnë tonazhin e madh të makinave, të cilat i kalojnë të 90 tonët. Janë me dhjetëra kamionët e tonazhit të rëndë të cilët kalojnë çdo ditë këtu dhe transportojnë argjilë për në Fabrikën e Çimentos në Elbasan.
Në të dyja urat kanë ndodhur shpeshherë aksidente të cilat kanë pasur edhe pasoja vdekjeprurëse. Edhe pse në të dy krahët e tyre është vendosur nga një tabelë, e cila tregon se lejohen të kalojnë automjetet nën 24 ton, kjo tabelë nuk respektohet nga firma dhe nga drejtuesit e mjeteve të ndryshme.
Përgjegjësi për këtë fenomen, i cili po i shkatërron urat nga dita në ditë, mbajnë edhe drejtuesit e policisë së patrullimit rrugor të cilët lejojnë kalimin e kamionëve dhe nuk vendosin gjoba. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!