#reportTV #lajmeshqip #lajme
Reshjet e dendura të shirave kanë bërë që të kenë rrëshqitje dherash dhe masive gurësh, duke bërë që një sërë rrugësh të bllokohen në vend.
Ka pasur problematikë në segmentin e rrugës Qafa e buallit-Peshkopi. segment i rrugës Arbrit rruga kalohet me vështirësi nga prurjet e ujit që shkarkojnë nga malet drejt në asfalt, asnjë ndërhyrje nga autoriteti rrugor i rrugëve. Ndërkohë vazhdon të jetë e bllokuar rruga që lidh Bulqizën e vjetër me atë të renë.
Ka pasur rrëshqitje intertesh dhe gurë në hyrje të Librazhdit, gjë që ka sjellë bllokim të rrugës Elbasan-Librazhd. Reshjet e shiut dhe dëborës kanë krijuar problematika të ndryshme në Kukës-Shishtavec.
Ndërkohë që situata e reshjeve në Berat ka sjellë problematikë në aksin rrugor Berat-Çorovodë ku ka rrëshqitje të gurëve dhe dherave nga mali.
Ещё видео!