Ligji i ri për policinë e shtetit parashikon ndryshime në mënyrën e emërimit dhe lirimit nga detyra, ecurinë në karrierë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.
Aktualisht emërimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit propozohet nga ministri i brendshëm duke marrë për bazë kriterin e gradave ‘Drejtues i parë’ dhe ‘Drejtues i lartë’. Në draftin e propozuar nga ministria e brendshme thuhet se përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do të kryhet nëpërmjet një procedure konkurrimi të kandidatëve që shprehin interes. Ministri ngre një Komision ad hoc, i cili, pas procesit të vlerësimit të tyre, i propozon kandidaturat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Përbërja dhe rregullat e funksionimit të Komisionit ad hoch përcaktohen në Rregulloren e Policisë së Shtetit.
Sa i takon drejtuesve të drejtorive vendore të policisë aktualisht ligji parashikon që ata të emërohen nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit bazuar në standartin e gradave. Me ndryshimin e ligjit drejtori i drejtorisë vendore parashikohet të përzgjidhet me konkurrim nga radhët e rolit të mesëm drejtues.
Sa i takon konfliktit të interesit, ligji i ri përcakton që punonjësit të policisë për një periudhë një vjeçare, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, i ndalohet të punojë ose të ofrojë shërbime në shoqëri tregtare, organizata jo-fitimprurëse, shoqata ose çdo sipërmarrje të cilat kanë qenë nën mbikëqyrjen e tij, apo ka marrë pjesë në komisionet për licencimin apo dhënien e lejeve për ushtrimin e aktiviteteve të tyre.
Punonjësi i Policisë nuk duhet të përfaqësojë asnjë person ose organizatë në një mosmarrëveshje ose në marrëdhënie tregtare me Policinë e Shtetit, për një periudhë dyvjeçare pas largimit nga detyra. Në rast punësimi përpara periudhës njëvjeçare, ish-punonjësi i policisë duhet të informojë strukturën përkatëse në Policinë e Shtetit, të paktën dy javë përpara fillimit të pozicionit të ri të punës.
Në projektligj është shtuar tranferimi përkohësisht në një detyrë tjetër të punonjësit të policisë, për shkak të përballimit të dinamikës së punës si rezultat i situatave të paparashikuara.
Sa i takon kompetencave të policisë dhe masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike janë reduktuar veprimet procedurale që punonjësi i policisë i kryen në zbatim të procedurës penale dhe urdhrave të organeve kompetente. Gjithashtu koha e qëndrimit të personave në ambientet e komisariateve të policisë reduktohet nga 10 në 5 orë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PoliciaShteti#Drejtor
Ещё видео!