Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi premtoi transport publik falas në Tiranë nëse ai zgjidhet kryetar më 14 maj.
Me Belind Këlliçin në krye të Bashkisë së Tiranës, transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët, duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Europë ku ofrohet ky shërbim, duke i mundësuar minimalisht 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve dhe atyre me ndihmë ekonomike pa asnjë dallim dhe pa asnjë paragjykim.
Këlliçi e bëri premtimin të shtunën në një aktivitet me të rinjtë e FRPD-së. Ai e cilësoi këtë si një premtim kryesor të tijin, duke tërhequr duartrokitjet e të pranishmëve në sallë, e më pas sqaroi se paratë për të mbuluar koston e shërbimit do të siguroheshin nga ndërprerja e pagesave për inceneratorët.
Por, sa i realizueshëm është premtimi i Këlliçit? Gazetari Habjon Hasani përmes një serie pyetjesh e cilëson të pamundur dhe e krahason me premtimin e Lulzim Bashës në 2011 për ndërtimin e një tramvaji.
edhe ata falas; nuk ecin dot në rrugë të mbushura me mbetje dhe plehra, kostoja e trajtimit të mbetjeve aty do jetë….Belindi duhet të shpjegojë teknikisht dy gjëra tashmë, si do zgjidhë problemin e mbetjeve në kushtet e reduktimit te shpenzimeve dhe si ndodh që pjesa e reduktuar do injektohet në skemën e transportit publik, pra ai duhet të na shpjegojë qartësisht se si transferimi i lekëve nga inceneratori i Tiranës drejt transportit publik do kryhet duke i mbajtur produktive të dyja shërbimet.
Gazetari sjell si shembull Romën dhe investimin prej mbi 320 milionë eurosh për inceneratorin atje, që konsiderohet një projekt prioritar, për të
theksuar se në qytetet e mëdha menaxhimi i plehërave merr kosto të
mëdha.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Këlliçi#TopChannel
Ещё видео!