Lajme arkiva 2005
Vetëm brenda 24 orëve të fundit aksidentet rrugore kanë marrë 3 jetë njerëzish në rrethin e Lushnjës. Nuk ka kaluar as një ditë nga vdekja e një 13-vjeçari pas përplasjes së automjetit me të cilin ai udhëtonte dhe një fugoni, dhe dy të tjera janë shënuar në këtë rreth. Dy të vdekur dhe dy të plagosur njëri prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën. Ky është bilanci i aksidenteve. I pari u regjistrua në superstradën Fier-Rrogozhinë rreth orës 05:40 minuta të mëngjesit të sotëm.
Një kamion i drejtuar nga 38-vjeçari A. B. ka goditur nga pas një karro të ngarkuar me bagëti të imta ku ndodheshin dhe tre banorë nga Gramshi. Mësohet se shpejtësia e madhe me të cilën kamioni po udhëtonte është bërë dhe shkak për fatkeqësinë që solli vdekjen e menjëhershme të 39-vjeçarit H. Mustafaji. Dy bashkudhëtarët e tij kanë mbetur të plagosur, njëri shumë rëndë. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
E ndërsa policia rrugore mbërriti në vendngjarje or të zbardhur rrethanat e aksidentit një tjetër vdekje është shënuar në fshatin Golem të rrethit të Lushnjës. 22-vjeçari R. Canaj është gjetur i vdekur nga një banor. Djali ishte nisur nga fshati i tij në orët e vona të mbrëmjes me një motor, por është përplasur me themelet e një shtëpie në ndërtim çka i ka sjellë edhe vdekjen./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!