Autoritetet e Maqedonisë së Veriut sigurojnë u shprehën të gatshëm për të përballuar një valë të re emigrantësh. Ditët e fundit mediat greke raportuan se një numër i madh emigrantësh nga qendra të ndryshme të Greqisë janë nisur drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Mediat greke sërish transmetojnë pamje të përplasjeve midis policisë dhe refugjatëve që kërkojnë rrugën për Evropë. Koordinatori grek për migrim Nikos Rangos siç njoftojnë mediat greke sërish është dashur t`ua sqarojë emigrantëve se informacionet për kufirin e hapur janë të rreme.
Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Sheqerinska, thotë se presionet e papritura në kufirin jugor janë një realitet i ri e që duhet të mësohemi, jo vetëm për vendin, por edhe për fqinjtë.
Radmila Sheqerinska: “Kuvendi disa herë vazhdoi vendimin që në kufijtë të kemi edhe përkrahje ushtarake madje edhe në periudha kur dukej se rreziku ka kaluar. Megjithatë, unë dhe Ministri i Brendshëm kemi thënë se lidhur me krizën e emigrantëve duhet të mësohemi me realitetin e ri, e kjo do të thotë se rreziku mund të shfaqet brenda natës dhe se kjo do të jetë një nga rreziqet standarde edhe për ne, por edhe për vendet e rajonit”.
Disa prej mediave greke, përmes rrjeteve sociale, i bëjnë thirrje qeverisë që të zbulojë se nga vijnë lajmet e rrejshme për hapjen e kufirit në Evzoni, duke sugjeruar edhe përpjekje të qëllimshme për përkeqësimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut./abcnews.al
Ещё видео!