Izraeli nuk i ka dhënë garanci administratës së Joe Biden se shënjestrimi i objekteve bërthamore të Iranit është jashtë cdo diskutimi, teksa pritet shpagimi i shtetit hebre për sulmin me raketa balistike në fillim të kësaj jave nga regjimi i ajatollahëve. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha CNN se është "me të vërtetë e vështirë të thuhet" nëse Izraeli do të përdorë përvjetorin e sulmeve të Hamasit të 7 tetorit për t'u hakmarrë.
“Ne shpresojmë dhe presim të shohim pak mençuri pervec forcës, por për këtë nuk ka garanci,” ishte përgjigja që i dha zyrtari pyetjes se nëse Izraeli e ka siguruar SHBA-në se objektet bërthamore të Iranit nuk do të preken. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur mbështetje për reagimin e Izraelit ndaj sulmit raketor të Iranit me shumë zyrtarë që e kanë deklaruar publikisht se duhet të ketë pasoja. Në të njëjtën kohë, janë shprehur megjithatë shqetësime për një zgjerim të konfliktit teksa përballen me një Lindje të Mesme gjithnjë e më të paqëndrueshme. Presidenti Joe Biden tha në fillim të kësaj jave se SHBA nuk e mbështet goditjen e programit bërthamor të Iranit nga Izraeli.
“Nëse do të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera vec goditjes së fushave të naftës”, u shpreh Biden në një konferencë shtypi të premten. Kandidati republikan për presidencialet e nëntorit, Donald Trump i hodhi ndërkohë benzinë zjarrit me këshillën e tij. Izraeli, tha ish presidenti nga një tubim elektoral në Karolinën e Veriut, duhet t`i godase objektivat nukleare të Republikës Islamike. “Armët bërthamore janë rreziku më i madh, u shpreh Trump, dhe nëse ata kanë në plan ta bëjnë, do ta bëjnë me siguri.
Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar bombardimet gjatë natës në Bejrut, ku banorëve të lagjes periferike Dahieh, fortesë e Hezbollahut, u është kërkuar të largohen me të paktën 500 metra prej andej. Paralajmërimeve u janë dhënë edhe banorëve të më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor që të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri, ndërsa ushtria izraelite vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Israel#Iran#TopChannelNews
Ещё видео!