Ekspertët: Vaksinimi jo vetëm ndalon transmetimin e virusit por edhe mbron shëndetin e fëmijëve
Izraeli ka nisur të vaksinojë kundër koronavirusit fëmijët e grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se vaksina është e sigurt. Fëmijët e grup-moshës 5-11 vjeç marrin një të tretën e dozës së të rriturve. Sipas kompanisë prodhuese, vaksina është 91% efektive për këtë grupmoshë.
Autoritetet atje thonë se vaksinimi i fëmijëve ka për qëllim para së gjithash të mbrojë shëndetin e tyre dhe jo vetëm të ndalojë transmetimin e virusit.
Shumë ekspertë theksojnë se megjithëse është mjaft e rrallë që koronavirusi të prekë rëndë fëmijët dhe shumica prej tyre thuajse nuk shfaqin fare simptoma, Covid-19 mund të sjellë rreziqe në të ardhmen.
Ndër këto rreziqe ekspertët shëndetësorë theksojnë simptomat e Covid-it të zgjatur ndërprerja e gjumit, dhimbjet e muskujve, humbja e nuhatjes dhe shijes, dhimbje koke dhe kollë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!