Pentagoni ka mohuar prerë akuzat ruse se kompanitë private amerikane të sigurisë po dërgojnë kimikate në Ukrainë. Të martën, ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se kompanitë amerikane kishin dërguar cisterna me përbërës të paidentifikuar kimikë në ukrainën lindore për të kryer kështu provokime.
I pyetur për komentet e moskës, zëdhënësi i departamentit të mbrojtjes, John Kirby tha se akuzat e shoigu ishin totalisht fallse. Shoigu po ahstu pretendoi se 120 punonjës të kompanive amerikane po veprojnë në dy fshatra ukrainase, po trajnojnë trupat dhe po përgatisin pozicione lufte në ndërtesa të banuara dhe ambjente të tjera. Grumbullimi masiv i trupave ruse përgjatë kufijve me ukrainën, më herët këtë muaj, ka ndezur frikën për një pushtim të mundshëm. Kremlini i mohon këto aludime dhe fajëson shba dhe naton që është shtrirë në evropën lindore, për ngritjen e tensioneve.
Pamej:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukrainë#ArmëKimike#TopChannel
Ещё видео!