“Një tjetër përshkallëzim të tensionit” e quajti Moska deklaratën e fundit të bërë nga sekretari I përgjithshëm I Nato, Jens Stoltenberg. Qëndrimi I mbajtur prej tij se aleanca veri-atlantike po diskuton për të vendosur në gatishmëri armët bërthamore është parë nga zëdhënësi I Kremlini, Dimitri Peskov si një provokim. Në një intervistë të dhënë pë të përditshmen “The Telegraph” ai tha se komentet e Stoltenberg bien në kundërshtim me deklaratën e konferencës së paqes për Ukrainën, e cila thoshte se çdo kërcënim ose përdorim i armëve bërthamore në kontekstin e Ukrainës ishte i papranueshëm. Rusia thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë po e shtyjnë botën në prag të konfrontimit bërthamor duke i dhënë Ukrainës armë me vlerë miliarda dollarë, disa prej të cilave po përdoren për ta sulmuar territorin rus. Qëndrime këto që janë hedhur poshtë nga ana e Perëndimit. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy nga shtetet me armët më të mëdha bërthamore. Por përdorimi I tyre do të çonte botën drejt një katastrofe të paimagjinueshme.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusia#NATO#TopChannel
Ещё видео!