Balluku:Do garantojë uljë të ndjeshme të tarifave prej 1 Tetorit 2023
Ekspertët e vendeve të BE-së gjatë samitit në Tiranë firmosen një ndër marrëveshjet e rëndësishme që lidhet me telekomunikacionin siç është ajo e “Roaming”.
Pas firmosjes së marrëveshjes Zv/kryeministrja Belinda Balluku dha detaje për procesin duke theksuar se ky hap do te konkretizohet më 1 Tetor 2023.
Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi e konsideroi si një hap mjaft të rëndësishëm marrëveshjen “Roaming” mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshjet e ndryshme Rajonale sipas Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu po funksionojnë më së miri në shume fusha të rëndësishme.
“Ky proces për Roaming dhe shumë marrëveshje të tjera tregojnë dhe janë shembuj konkretë që bashkëpunimi rajonal funksionon më së miri dhe nga ana tjetër tregon që ne kemi bërë shumë punë që ta afrojmë Ballkanin Perëndimor me BE-në”, ka thënë Majlinda Bregu.
Marrëveshja në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë për “Roaming”, do të garantojë ulje të ndjeshme të tarifave që nga 1 tetori 2023 për shtetasit e Ballkanit Perëndimor kur të udhëtojnë në shtetet e BE-së.
Ndërkohë prej 1 Korrikut të 2021 nuk ka më tarifa “Roaming” në Ballkanin Perëndimor për përdoruesit e telefonisë celulare.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!