Protestë me apo pa afat?
Një ditë përpara mbajtjes së protestës së 18 shkurtit, Partia Demokratike dhe Policia e Tiranës janë përplasur për kohëzgjatjen e protestës. Ndërsa opozita kërkon leje për zhvillimin e tubimit popullor pa afat, Policia e Tiranës vendosi vetëm 4 orë kohë për protestën e demokratëve.
Basha, thirrje Policisë: Mos provoko! Policia mos të bjerë pre e manipulimit politik!
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, në oraret që ajo ka dhënë leje. Në katër orët e tubimit do ndërpritet qarkullimi në disa akse rrugore si: Kryqëzimi i bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me bulevardin "Zhan D'Ark", kryqëzimi i bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me bulevardin "Bajram Curri", si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë nga kryqëzimi i rrugës "Myslym Shyri" me bulevardin "Dëshmorët e Kombit", deri tek kryqëzimi i bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me rrugën "Ismail Qemali", nga ora 12:00-16:00.
Ndërkohë, përmes një njoftimi për shtyp Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje shtetasve të saj të shmangin kalimin në bulevard, ku do mbahet protesta dhe të qëndrojnë vigjilentë për çdo të papritur.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!