Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Efektivët e repartit 711 në Linzë të Tiranës, organizuan sot ceremoninë e betimit. Këta policë betohen përpara ligjit se do të jenë gjithmonë në shërbim të ruajtjes së rendit dhe të qetësisë së qytetarëve, si dhe jashtë çdo ndikimi nga partitë politike.
“Sot u bë betimi i repartit, si në mbarë policinë shqiptare, që policia shqiptare do të jetë besnike e ligjit, që urdhërdhënësi kryesor në policinë e shtetit shqiptar do të jetë ligji. Kjo do ta motivojë më tepër policinë shqiptare për të goditur më ashpër krimin”.
Këto efektivë i njohin ndryshe dhe si Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë. Gjatë vitit 2000, këta policë, kanë kryer një operacion nga ku kanë goditur me rreptësi elementin kriminal. Ndërkohë po sot, ceremonitë e betimit, u kryen edhe në shumë reparte të tjera të policisë së shtetit në mbarë Shqipërinë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!