Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për kërcënimin për jetën që paraqet uragani Milton, i cili për pak kohë u shndërrua në një stuhi të kategorisë së pestë përpara se të kthehej në kategorinë e katërt ndërsa i është drejtuar Floridës. Milton po lëviz aktualisht me erëra që kapin shpejtësinë e 250 km në orë, nga skaji verior i gadishullit Jukatan të Meksikës. Parashikuesit nga Qendra Kombëtare e Uraganeve thonë se dallgë shkatërrimtar të stuhisë "potencialisht katastrofike" janë të mundshme përgjatë zonave bregdetare. Stuhia pritet të godasë qytetin shumë të populluar Tampa Bay, me forcë të plotë të dielën, më pak se një javë pasi shteti u godit nga uragani Helene. Banorëve të Floridas u është thënë të përgatiten edhe për evakuimin më të madh që shteti ka parë në vite. Guvernatori Ron DeSantis tha se koha që njerëzit të largohen drejt vendeve më të sigurta po mbaron.
"Duhet të supozojmë se kjo stuhi do të jetë një përbindësh," tha DeSantis në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën pasdite. Uragani Milton po afrohet vetëm 10 ditë pasi Uragani Helene, stuhia më vdekjeprurëse që nga Katrina në 2005-ën, goditi juglindjen e SHBA-së, duke vrarë të paktën 225 njerëz. Qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Të paktën 14 nga këto vdekje ishin në Florida.
Uraganët ndahen në pesë kategori bazuar në forcën e tyre. Ata që arrijnë kategorinë tre e lart konsiderohen uragane të mëdha për shkak të potencialit të tyre për humbje të konsiderueshme të jetës dhe dëme. Uragani Milton pritet të zbutet pak të martën ndërsa udhëton mbi Gjirin e Meksikës, duke rënë në një stuhi të kategorisë së tretë, deri në momentin që do të prekë gjirin e Tampas, në Florida, të dielën në mbrëmje ose edhe më parë. Autoritetet e floridas kanë vendosur të mbyllin shkollat që nga e marta ndërsa aeroportet kanë njoftuar se do të pezullojnë operacionet e fluturimeve nga e marta, për shkak të stuhisë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Uragani#Katastrofik
Ещё видео!