Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në “Instagram” të dielen, ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të cilin e ka falënderuar veçanërisht për gazin rus, duke përsëritur se Serbia nuk do t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për agresionin në Ukrainë.
“E falënderova veçanërisht presidentin Putin që më ka siguruar se Serbia do të ketë sasi të mjaftueshme të gazit për këtë dimër”, ka deklaruar presidenti i Serbisë, duke shtuar se ky ka qenë komunikimi i parë zyrtar me Putinin pas gati dy vjet e gjysmë. “Serbia, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”.
Ndryshe, që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në vitin 2022, shteti serb ka vazhduar t’i frustrojë kryeqytetet perëndimore, duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve politike dhe ekonomike kundër presidentit rus dhe shtetit që ai udhëheq për shkak të agresionit të paprovokuar, përkundër se vetë synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE).
Komunikimi mes Vuçiçit dhe Putinit ka ardhur në kohën kur Rusia është duke pritur përgjigje zyrtare nga Serbia për ftesën e presidentit rus që presidenti serb të marrë pjesë në samitin e planifikuar për 22-24 tetor 2024 të BRICS – një aleancë politike anti-perëndimore që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.
Aleanca mes Serbisë dhe Rusisë është themeluar mbi një ndjenjë pakënaqësie ndaj aleancës së NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara (SHBA) për mbështetjen dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Rusia përsërit rregullisht gatishmërinë për t’i ofruar Serbisë “garanci” se Kosova s’do të fitojë njohje të plotë ndërkombëtare.
#lajmetefundit #kosova #vucic #kurti #tregimepopullore #putin #sulm #rusia #shba #be
source: Zeri Amerikes
source: Aleksander Vucic
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Ещё видео!