Lajme Arkiva 2005
Veteranët e Sarandës kanë hartuar një peticion për ministrin e Mbrojtjes Pandeli Majko ku i kërkojnë anulimin e vendimit për heqjen e statusit të veteranit të Enver Hoxhës. Sipas tyre nëse ministri Majko nuk e anulon këtë vendim ish-partizanët kanë deklaruar se do të dorëzojnë edhe librezat e anëtarësisë së tyre. Madje në një takim qe kanë bërë rreth 70 veteranë në Shtëpinë e ushtarakëve të këtij qyteti, disa prej tyre kanë dorëzuar në mënyrë demonstrative librezën.
“E kemi kundërshtuar atë vendim që ka marrë Pandeli Majko për heqjen e statusit. Veteranët e Sarandës kanë bërë një peticion që Pendeli Majko të anulojë vendimin që ka marrë për statusin e Enver Hoxhës dhe për këtë domethënë i kemi bërë peticionin lart.”
“Ne na është dukur e padrejtë mosdhënia e statusit të Enver Hoxhës sepse ne e njohim atë që ka udhëhequr luftën dhe ka punuar tërë jetën e tij derisa ai vdiq. Edhe mos ta marrë Enver Hoxha statusin po ta kemi ne, na vjen rëndë shumë, por megjithatë për Pandeli Majkon ne i bëjmë peticion dhe duhet të na japë përgjigje për këtë se ne nuk e quajmë fare të drejtë që mos të jepet statusi i Enver Hoxhës.”
Sipas tyre në rast se nuk e merr statusin e veteranit ish-udhëheqësi i Ushtrisë çlirimtare asnjëri prej ushtarëve nuk i takon ky status.
“Është një problem këtu tani, në qoftë se statusi i Enver Hoxhës i hiqet do të thotë se nuk ka veteran në Shqipëri.”/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!