#oranews #plagosjesarande #sarande
Dy persona janë arrestuar në Sarandë të hënën. Njëri prej tyre akuzohet si autori i plagosjes me thikë të Besmir Ukës, ndërsa personi tjetër e fshehu autorin e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë i plagosuri vijon të jetë në spital duke marrë mjekimin për plagët e shkaktuara. Ermir Shabanaj, 37-vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Sarandës si autor i plagosjes me thikë të Besmir Ukës.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e 21 tetorit në një lokal në qytetin bregdetar. Në pranga ndërkohë ka përfunduar edhe Emiljano Murataj i cili akuzohet se ka ndihmuar Ermir Shabanajn të fshihej pas ngjarjes, ndërsa dyshohet se po përgatiste kushtet për ta larguar nga qyteti i Sarandës. 35 vjeçari Uka mësohet se ka qënë në një lokal në lagjen numër 3 të qytetit të Sarandës, ndërsa në rrethana ende të paqarta ai është konfliktuar fillimisht verbalisht e më pas fizikisht me Ermir Shabnajn i cili ndodhej në një tjetër tavolinë në të njëjtin lokal.
Gjatë konfliktit, mësohet se Shabanaj ka qëlluar me thikë Besmir Ukën, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, Uka vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës.
Besmir Uka rezulton i dënuar më pare për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, madje gjate kohës që ndodhej në burg është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16 vjeçare se e kercentonte përmes mesazheve në Facebook.
Uka ndërkohë ka precedente penale edhe për “dhunë në familje”, “drejtim mjeti pa patentë”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!