Lajme Arkiva - TV 2004
Dy liderët e politikës shqiptare Fatos Nano dhe Sali Berisha kanë shfaqur pikëpamje të ndryshme jo vetëm për situatën në vend, por edhe për të ardhmen e rajonit.
Të ulur pas shumë kohësh në të njëjtën tavolinë, atë të Klubit Ballkanik, Nano dhe Berisha shfaqin indiferentizëm ndaj fjalimeve të njeri-tjetrit, madje Nano preferoi të mbajë kufje në vesh gjatë fjalës së Berishës edhe pse ky i fundit foli në shqip.
Kryeministri parashikoi anëtarësimin e vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian në vitin 2014 në 25 vjetorin e rrëzimit të murit të Berlinit.
Fatos Nano: “Për çështjet e integrimit në rajonin tonë, sigurisht ka edhe kundërshtarët e vetë. Këta janë krimi i organizuar, trafiqet ilegale, informaliteti në ekonomi, mungesa e standardeve të tregjeve të lira dhe ajo që është më e rëndësishme, rishfaqja kohë pas kohe e tezave nacionaliste që i përkasin një kohe të perënduar për të gjithë ne. Unë jam i bindur se 25-vjetori i rënies së murit të Berlinit do të na gjejë të gjithëve anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.”
Duke ju referuar zhvillimeve në Ballkan, Sali Berisha vuri në dukje se NATO dhe perëndimi duhet të sjellin shtetin ligjor në këto vende. Berisha i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të zgjidhë statusin e Malit të Zi dhe të Kosovës, madje duke njohur pavarësinë e tyre. Lideri i opozitës u paraqiti anëtarëve të Klubit Ballkanik, problemin themelor për Shqipërinë që sipas tij janë zgjedhjet e lira.
Sali Berisha: “Zgjedhjet e lira në Shqipëri janë një problem madhor i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Unë mendoj se, si i vetmi vend në Ballkan që nuk zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme Shqipëria kërcënon rëndë stabilitetin e saj dhe më gjerë, në rast se ajo nuk përkushtohet haptas dhe me të gjithë potencialin për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme. Asgjë s’ka më fondamentale se sa zgjedhjet e lira për një paq shoqërore. Asgjë s’mund të jetë e qëndrueshme pa këtë proces.”
Opsioni i Berishës për përcaktimin e shpejtë të statusit të Kosovës dhe Malit të Zi ndeshi në reagimin e ish-kryeparlamentarit serb Micunovic, sipas tij vetëm pas plotësimit të standardeve do të diskutohet mbi fatin e Kosovës ndërsa Mali i Zi e ka të përcaktuar statusin e tij shtetëror./tvklan.al
Gazetari: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!