Një i ri është qëlluar me plumb ne këmbe pas një sherri ne lokal, natën në qytetin e Korçës. I lënduari është Reans Muçollari i cili fillimisht ka bere sherr me një person në brendësi të lokalit. Me pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve.
Reans Muçollar është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, Muçollari në vitin 2017 përplasi me automjetin e tij një kalimtar për vdekje. Për plagosjen policia ka shoqëruar katër persona në komisariatin e Korçës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dh rrethanat e ngjarjes si dhe për të kapur autorët./abcnews.al
Ещё видео!