Pas përfundimit të protestës së banorëve të Unazës së Re, policia ka shoqëruar në polici ish-deputetin Klevis Balliu. Gjithashtu në komisariat është shoqëruar shoferi i tij, si dhe Kujtim Ylli, banor i Unazës së Re.
Një tjetër protestë u zhvillua në Unazën e Re këtë të diel, ku banorët kërkojnë anulimin e projektit, por tashmë edhe lirimin e tre të arrestuarve për të cilët Gjykata e Tiranës dha sot arrest me burg. Të pranishëm në këtë tubim ishte edhe kreu i PD-së Lulzim Basha./abcnews.al
Ещё видео!