ELBASAN - Kryeministri Berisha ndodhet në qarkun e Elbasanit për të inaguruar fillimin e punimeve të rrugës Gostimë-Gjyralë- Belsh në Elbasan por dhe për të zhvilluar takim me biznesmenë. Kryeministri tha se autostrada Tiranë- Elbasan do të hapet brenda pak ditës dhe premtoi se do ndërtojë By Pass brenda 4 viteve të ardhshme.
"Së shpejti përfundojmë rrugën më të rëndësishme të këtij 4 vjeçari, autostradën Tiranë-Elbasan, autostradën që bashkon Tiranën me Elbasanin, që ju ofron ju potenciale të mëdha të tregut të Tiranës, ju ofron me Tiranën pothuajse 1 orë."- tha Berisha duke shtyar se po përfundohet së ndërtuari rruga Librazhd-Peshkopi, Qukës-Qafë Plloç, boshtin e jugut, By Passin e Elbasanit, rrugën Banjë-Elbasan që shkurton distancën 10 km të Gramshit me Elbasanin.
Ещё видео!