Pengmarrja për pak minuta e njërit prej vëllezërve Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë, ka shërbyer si shkak për shkatërrimin e një grupi kriminal me bazë në Durrës. Mes tyre janë një polic burgjesh si dhe një ushtarak.
Në total u arrestuan 15 persona, njëri nga të cilët ishte aktualisht në burg në kuadër të operacionit Plumbi I Artë, Ilirjan Feçi.
Personat që shihni në tabelë janë të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit “Porositësi”:
Të arrestuar:
Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami
Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë
Të shpallur në kërkim:
Agron Bejdolli,
Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi,
Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti,
Alban Skonja,
Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.
Policia gjithashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, etj.
Detajet sa I takon këtij operacioni të rëndësishëm policor I dha vetë drejtori I ri I Policisë së Durrësit, Skënder Hita.
Nga ana tjetër, Policia ka shpallur në kërkim 5 persona, mes tyre “Rrumin e Shijakut”, të cilin e akuzon për veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”.
Ka qenë shoferi i Aleksandër Lahos, alias Landi Muharremi, ose siç njihet ndryshe “Rrumi I Shijakut, ai që ka pikasur dy vëllezërit Beqirja, që po vëzhgonin pronarin e tij, për ta vrarë për llogari të një personi që ende nuk dihet kush është.
Të shtunën, Geron Bejdolli ka goditur motoçikletën ku udhëtonin dy vëllezërit, I ka dhunuar ata dhe më pas ka marrë peng njërin prej tyre. Mirëpo pasi ka kuptuar se ishte I rrethuar nga policia, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në këmbë me bashkëpunëtorët.
Dy vëllezërit Beqiraj, te trembur nga fakti që I kishte zbuluar një personazh si “Rrumi I Shijakut”, kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë, duke zbuluar të paktën dhe 3 porosi për vrasje të tjera.
Në vijim të hetimeve të thelluara, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Aksioni#Policia
Ещё видео!