Kanadaja ka thënë se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në të gjitha pajisjet qeveritare, duke nisur nga dita e martë. Ky vendim vjen pas një rishikimi që i kanë bërë këtij aplikacioni zyrtarë qeveritarë për informacion. Qeveria kanadeze ka thënë përmes një deklarate se ky aplikacion “paraqet nivel të pashembullt të rrezikut për privatësinë dhe sigurinë”. Përfaqësues të TikTok-ut kanë thënë se kompania është e zhgënjyer me këtë vendim. Ky vendim vjen disa ditë pasi edhe Komisioni Evropian e ka prezantuar një ndalesë të ngjashme.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se ekzistojnë mjaftueshëm shqetësime për sigurinë e këtij aplikacioni. “Ky mund të jetë hapi i parë, ky mund të jetë hapi i vetëm që na duhet ta marrim”, ka thënë ai në një konferencë për media në Toronto. TikTok-u është kritikuar edhe në të kaluarën për përdorimin e informacionit personal, dhe për lidhjet me Qeverinë kineze. Ky aplikacion i formatit me video të shkurtra është në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance.
Punonjësve federalë në Shtetet e Bashkuara u është ndaluar përdorimi i TikTok-ut vitin e kaluar. Shtëpia e Bardhë ka thënë më 27 shkurt se agjencitë qeveritare kanë 30 ditë kohë për ta fshirë aplikacionin nga të gjitha sistemet. Edhe një numër i universiteteve amerikane e kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit prej rrjeteve të veta. Ndalesa më të mëdha publike janë zbatuar në Indi dhe në disa shtete aziatike. Vetë zyrtarë të TikTok-ut insistojnë se Qeveria kineze nuk ka qasje në të dhëna, dhe se një version kinez i aplikacionit funksionon ndaras prej atij që përdoret në pjesën tjetër të botës. Megjithatë, ata e kanë pranuar vitin e kaluar se një pjesë e stafit në Kinë mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve në Evropë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TikTok#
Ещё видео!