[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kjo është nata e pare qe banoret e Zharrzes kalojnë përpara Ministrisë se Energjisë ne Tirane. Policia nuk i la te ngrinin çadra ku mund te qëndronin gjate natës. Zgjidhja e vetme mbeti tek batanijet dhe kartonët. E diela i gjeti serish para Ministrisë se Energjisë. Edhe pse nje dite me pare morën premtimin nga qeveria se kërkesat e tyre do te plotësoheshin, grevistet nuk binden.Ata duan qe te kenë ne duar, te firmosur, vendimin per dëmshpërblimin e shtëpive te rrënuara dhe ndalimin e punimeve te “Bankers Petrolium”. Grevistet e Zharrzes janë ne pritje te nje njoftimi nga ana e Ministrisë se Energjisë, qe do t’i njohe me vendimin qe qeveria do te marre për ta. Ata pohojnë se rruga e tyre nuk ka kthim pas. Marshimi per drejtësi, zgjati tre dite dhe sipas grevisteve, synon t’i jape një zgjidhje përfundimtare shkatërrimit me shume se 8-vjeçar qe “Bankers” u ka bere jetës dhe pasurisë se tyre.
Ещё видео!