Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 54-vjeçar shqiptar, Eduart Zyberi , ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas veten.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Xhenova.
Viktima Laureta Zyberi, 43-vjeçe, është gjetur pa jetë në një apartament ku punonte si mirëmbajtëse.
Ajo është gjetur nga pronari i kësaj banese pasi është kthyer nga puna, ndërsa pranë saj ndodhej edhe bashkëshorti në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve referuar mediave italiane, gruaja kishte qenë gjatë orarit të punës në këtë banesë dhe pasi i kishte hapur derën bashkëshortit, ky i fundit e kishte qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur.
Pas krimit ai ka plagosur edhe veten, dhe aktualisht ndodhet në spital ku do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi ka marrë një plagë të rëndë në bark.
Nuk dihet se në ç’ rrethana ka ndodhur krimi dhe nëse çifti ishte në proces ndarjeje apo kishte pasur edhe më herët konflikte.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve dhe motivit që çuan shqiptarin në ekzekutimin e gruas së tij.
Ещё видео!