Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka vendosur që dita e hënë, të shpallet ditë zie shtetërore në vend, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.
“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e presidencës. Vetë presidentja Osmani, ndodhej në Nju Jork ku edhe mori pjesë në punimet e asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dhe pas ngjarjes tragjike ndërpreu të gjitha takimet dhe u kthye në kosovë.
Vrasja e policit kosovar, është dënuar ashpërsisht nga ndërkombëtarët ndërkohë që qytetarët e Prishtinës, ndezën mbrëmjen e të dielës qirinj, para selisë së policisë së kosovës, në shenjë nderimi për Afrim Bunjakun.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosova#DiteZie
Ещё видео!