Një lumë marihuane nga Shqipëria dhe kokaine nga Kalabria. Janë këto dy kanalet e drogës të cilën shfrytëzonte një organizatë kriminale italiane në Siçili.
Policia arrestoi 19 persona si pjesë e një rrjeti të rrezikshëm trafikantësh të lëndëve narkotive, që kishte në dispozicion edhe një arsenal të madh armësh. Hetimet e policisë nxorrën në dritë organigramën e këtij grupi që kishte si burim furnizimi të drogës marihuanën nga Shqipëria dhe kokainën që arrinte nga Kalabria, për tu shpërndarë në tregun siçilian.
Ky operacion evidenton sesi droga mbetet një prej burimeve kryesore të fitimeve të grupeve kriminale.
Agon Channel.
Ещё видео!