Arbër Çekaj i dyshuar për transportin e 613 kilogramëve kokainë ne Portin e Durrësit i ka drejtuar një shkrese dy ambasadave, asaj të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë që të ndjekim procesin gjyqësor ndaj tij.
Në kërkesën e siguruar nga ABC News, Çekaj kërkon nga ambasada amerikane në Tiranë që të dërgojë një përfaqësues, në seancë.
Në kohën kur u zhvillua operacioni, ish ambasadori Donald Lu e kishte cilësuar Çekajn si “peshku i madh, i transportit të kokinës në Shqipëri”.
Duke iu referuar këtij etiketimi, Çekaj kërkon që ndërkombëtaret të mos marrin informacionin nga prokurori Kondili por të jenë prezent në sallë të gjyqit, për të parë provat që sipas tij nuk faktojnë dënimin, ndërsa aludon se po përdoret si “kokë turku”.
Pronari i “Arbi Garden” shkruan se ish-prokuroria e Krimeve të Rënda për të mbuluar gabimet në procedurën e hetimit me dashje apo nga paaftësia, kanë humbur gjurmët e porositësve të kokainës.
Biznesmeni hodhi dyshime edhe për dekonspirim të operacionit nga ana e policisë së shtetit.
Praninë e përfaqësuesve gjermanë në gjyq, Arbër Çekaj e argumenton me faktin se kanë pranuar ekstradimin e tij pas kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda, ku i ishte garantuar një proces i drejtë ligjor.
Ndërsa drejtësia shqiptare e ka dënuar me arrest me burg, ai është hetuar edhe në shtetin gjerman.
Ekstradimi u lejua nga autoritetet gjermane me kushtin që të hetohej në gjende të lirë.
Gjithashtu pronari i “Arbi Garden” ka thënë se pasi gjykata të shprehet në lidhej me kërkesën, ai do të vendosë se çfarë qëndrimi do të mbaje me trupën gjykuese.
Seanca kur pritej të bëhej mbrojta, u shty për shkak të mungesës së avokatëve të Armando Pezakut , Ardian Visha dhe Arben Prenga.
Gjykata vendosi t’i gjobisë avokatët me 5 mijë lekë, ndërsa vendosi që të ndërpriste afatet e paraburgimit deri më datën 19 shkurt kur do të zhvillohet seance e ardhme. Trupa gjykuese e kryesuar nga Daniela Shirka do të shprehet po ne seancën e ardhshme për kërkesën e Çekajt.
Prokuroria ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin, 16 vite për Donald Lushaj dhe për Armando Pezakun, 13 vite burg , por duke qene se ata gjykohen me proceduara të shkurtuara u ulet 1/3 e dënimit.
Grupi i të arrestuarve akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë./abcnews.al
Ещё видео!