Lajme arkiva 2006
“Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleate e rëndësishme e forcave paqeruajtëse në Afganistan dhe zonat e tjera të konfliktit. Madje vendi ynë po përgatitet të ketë një pjesëmarrje edhe më të madhe në kuadër të dyfishimit të trupave të aleancës që operojnë atje.”
Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, gjatë takimit që u zhvillua dje në Bruksel mes ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe atyre jo anëtare që kanë kontribuar ushtarakisht në Afganistan.
Në një intervistë për televizionin Klan ai u shpreh se vendi ynë e ka mbëhstetur kërkesën e NATO-s për të dërguar një brigadë shumëkombëshe në Kabul dhe është duke u përgatitur për një prezencë më të fortë në Afganistan.
Fatmir Mediu: “Shqipëria është në diskutimet e saj për zgjerimin aktivitetit të saj dhe pjesëmarrjes së saj, por njëkohësisht edhe për të eliminuar të gjithë ato që quhen probleme kavia të cilat krijojnë probleme tek aktivitete e forcave tona të armatosura. Jemi në diskutime qoftë me Brukselin, qoftë edhe me vendet anëtare të NATO-s për probleme të cilat krijojnë mundësi dhe shanse për pjesëmarrje të caktuar të Shqipërisë në komision.”
Ndihmë logjistike për Ministri i Mbrojtjes konfirmoj gjithashtu se pavarësisht përshkallëzimit të situatës në Afganistan kohët e fundit trupat shqiptare atje janë në gatishmëri të plotë dhe nuk kanë pësuar asnjë incident.
Fatmir Mediu: “Natyrisht situata ka ardhur disi duke u përshkallëzuar megjithatë në informacionet që ne kemi për trupat tona janë në gatishmëri maksimale, nuk kemi pasur asnjëlloj incidenti biles mund të them se aktivizimi i trupave tona sidomos të grupit mjekësor ka qenë në zonat më të nxehta duke treguar një nivel shumë, shumë të lartë operacional.”
Ishte hera e parë që nën kujdesin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer në selinë e Aleancës takoheshin të gjithë ministrat e mbrojtjes që kanë trupat e tyre ne Afganistan. Shefer theksoj se pavarësisht hapave progresiv që janë bërë në Afganistan mbeten sërish shumë objektiva për t’u realizuar. Ndërsa ministri Afgan i mbrojtjes kërkoj më shumë ushtrinë afgane nga NATO dhe vendet e tjera./tvklan.al
Gazetare: Erjona Rusi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!