Policia e Himarës ka vënë në pranga një 40-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Himarës.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që shiste doza me lëndë narkotike në qytetin e Himarës, janë vënë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes, në Potam, shtetasi A. A. ka kryer manovra me automjet duke u kthyer në burim aksidenti.
Pas ndalimit nga Policia dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis.
Ndërkohë në prangat e policisë ka rënë edhe një 50-vjeçar, i cili dyshohet se i siguronte lëndën narkotike 40-vjeçarit.
Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e shtetasit A. A. dhe 2 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Himarë
Ещё видео!