Goditet me sende të forta presidenti i ekipit të Tiranës, Refik Halili gjatë ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës e zhvilluar në stadiumin “Loro Borici” në qytetin e Shkodrës.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Tirana pretendoi një penallti, por arbitri i ndeshjes nuk ka qenë i këtij mendimi duke sjellë edhe revoltën e presidentit të Tiranës pranë vëzhguesit të ndeshjes.
Në këtë moment Halilin ka tentuar të qetësojë tifozët e Tiranës, por aksidentalisht është goditur me sende të forta duke i shkaktuar disa dëmtime në kokë.
Pas precipitimit të situatës ka ndërhyrë FNSH në ambientet e stadiumit, ndërsa mjekët e ekipit të Vllaznisë i kanë dhënë ndihmën e parë Presidentit të Tiranës.
Incidenti ka sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, deri sa është qetësuar gjendja për të rinisur më pas.
Nga përleshja ka mbetur i plagosur edhe pesë policë, 5 tifozë të ekipit të Tiranës. Mes të plagosurve raportohen edhe 3 fëmijë. Ndërsa, i plagosur ka mbetur edhe një tjetër tifoz, Ismet Osmani 40 vjeç, i afërm i njërit prej futbollistëve të Shkodrës, i cili dyshohet se është goditur me thikë nga tifozët e Tiranës.
E ndërsa në fund ndeshja përfundoi 1-1, përleshja mes dy tifozerive vazhdon edhe jashtë ambienteve të stadiumit.
Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Tiranës janë hedhur në fushë, ndërsa kanë thërritur “e pushtuam” e “pushtuam”, po kështu janë thyer stolat dhe provokuar tifozët e Vllaznisë
Tifozeria e Tiranës ka ngelur brenda stadiumit, pasi stadiumi është pushtuar nga tifozët e Shkodrës. Por situata mund të rëndohet, pasi tifozët shkodranë nuk po largohen rrethimi i stadiumit. Ndërkaq, pritet mbërritja e forcave speciale nga Tirana për të qetësuar situatën.
Ещё видео!